| Klienti: |
Kryeministria |
| Qyteti: |
Tiranë |
| Periudha: |
Shtator 2003 |
Kompania jonë kishte nderin të bënte punimet rinovuese në zyrat e Kryeministrisë. Punimet përfshinin komplet ndërtesën 4 katëshe të stilit italian duke përfshirë zëvendësimin e dyshemeve prej mermeri dhe druri, rinovimin e Zyrës së Kryeministrit, Dhomën e Mbledhjeve të Keshillit të Ministrave, pjesët e pasme, të gjithë muret e zyrave, banjot, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, etj. Kostoja i kaloi 1.7 milion dollarë dhe puna përfundoi në më pak se 5 muaj.