shqip english

STUDIO A1

Që prej fillimit, kompania ka pasur bashkëpunime me projektues dhe dizenjues me profesionalitet të lartë. Në mënyrë që të rrisim mundesitë tona në pjesemarrjen në më shumë sfida dhe ngjarje, ne inkurajuam bashkepunetorët më të dalluar për tu bashkuar në një ekip projektimi. -Kështu me Urdhërin e Gjykatës së Qarkut Tiranë, Nr. 37201, datë 15.01.2007 u themelua studioja arkitekturore “STUDIO A-01".

Presim me padurim për të punuar me ju mbi projektin tjetër tuajin ndërtimor tregtar!

Zyrat e Avokatit të Popullit - Tiranë

Dizajn arkitekturor per rikonstruksionin e zyrave të Avokatit të Popullit në Tiranë. Tenderi për rikonstruksionin e zyrave ishte me një buxhet prej 800.000.000 lekë. I klasifikuar në vend të dytë.

 

Pallat në Durrës

Pallat në Durrës në bashkëpunim me SND Construction u dizenjua dhe u ndërtua një 13 katesh, 3 kate janë kate multifunksionale si qendër tregtare dhe dyqane. Gjithashtu ka dy kate të nëndheshme për parkim.

 

Hotel në Sarandë

Projekti i një hoteli në Sarandë në 2006. Hoteli ka 60 dhoma, 3 suita, 2 restorante, bar caffe, pishinë të mbyllur, zyra dhe dhoma mbledhjesh. Gjithashtu është edhe zona e pushimit (fittness, sauna, beauty center), VIP bar caffe, etj.

 

Qendra Ndërkombëtare e Kullturës

Projekti i restaurimit të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori“ dhe adaptimi i kësaj hapësire në Teatrin Kombëtar. Tenderi u bë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Investimi ishte 3.5 milion euro. Studio A1, në këtë projekt gjithashtu ka bashkëpunuar me Enigma sh.p.k.

 

Projekti i një rezidence në fshatin Mëzez

Projekti i një rezidence në fshatin Mëzez, Komuna e Kasharit (në hyrje të Tiranës). Projekti ka 8 kulla me 10 kate më shumë për banim dhe 2 kate janë multifunksionale si qendër tregtare dhe dyqane. Ekziston edhe një kat i nëndheshëm për parkim.

 

Projekt për një kompleks turistik në Vlorë

Hoteli është vendosur brenda qytetit të Vlorës ne zonën e quajtur “plazhi i ri“. Ai ka 9 – 10 – 11 kate dhe 1 kat të nëndheshëm për parkim dhe në total 156 dhoma, 26 dhoma për cdo kat. Në katin e 9 dhe të 10 ka 41 suita. Hoteli perfshin gjithashtu 3 restorante, 2 pishina, qendër fitness, casino ,VIP restorant, VIP bar, bar privat, klub nate dhe parking të mbyllur për cdo dhomë të hotelit.

 

Kompleks multifunksional dhe Hotel turistik në  Linzë

Dizajn arkitekturor për kompleks multifunksional dhe hotel turistik në Linzë, Komuna e Dajtit.
20 dhoma për cdo kat, dyqane dhe restorante. Në katin e fundit një pishinë e mbyllur dhe zonë pushimi, beauty center, fitness, massage, sauna etj.
Funksioni kryesor i katit të sipërm do të jetë multifunksional, si konferenca, mbledhje dhe ceremoni. Projekti është në procesin e lejes së ndërtimit.

 

Fshati turistik i Mak Albania në Golem, Kavajë

Projekti arkitekturor, urbanistik, strukturor, mekanik dhe elektrik, për një fshat turistik te Mak Albania në Golem, Kavajë. Zona gjithsej është 80 000 m². Për këtë projekt studioja jonë ka bashkëpunuar me Enigma shpk. Ai konsiston në konvertimin e zonës në një fshat të këndshëm turistik, adaptimi i restorantit në një hotel dhe gjithashtu ndërtimi i vilave të tjera në jug dhe perëndim të pronës.

 

Pallate në Kombinat, Tiranë

Pallate 7 – 8 – 9 katësh në zonen e Kombinatit, Tiranë. Ekzistojnë 8 ndërtesa me 7- 9 kate dhe 1 kat të nendheshëm për parkim. Kati përdhe dhe i parë janë dyqane dhe zona multifunksionale. Projekti është në procesin e lejes së ndërtimit.

 

Pallat në Orikum, Vlorë

Ndertesa ka 6 + 1 kate dhe kati i nëndheshëm është parking. Objekti është i ndarë në dy kulla dhe cdo kullë ka 11 apartamente në cdo kat. Në total janë 140 apartamente.

 

Restaurimi i Hotel Grand të Prishtinës, Kosovë

Restaurimi i Hotel Grand të Prishtinës dhe konvertimi në një hotel me 5 yje “Crowne Plaza” të “International Hotel Group”. Ekzistojnë 375 dhoma. Adaptimi me kërkesat e standarteve me 5 yje gjithashtu për kerkesat e investitorit transformimi do të perfshijë: 185 dhoma standarte, 4 suita, 6 apartamente, 20 dhoma klubi, 14 të ndërlidhura, 2 dhoma handicap, 1suitë presidenciale, 2 restorante kryesore, 4 zona multifunksionale, vip lounge bar, klub privat, 2 dhoma boardi, 1600 m² SPA, 4000 m² qendër biznesi. Ky projekt është në proces tenderimi ndërkombetar. Kompania e menaxhimit është IC CONSULENTEN.

© SND Construction 2009. All Rights Reserved.
Developed by ILIA LENA